Activities/Promotion/spreadtheword_sq

Material promocional gati

Material i përgjithshëm rreth FSFE-së dhe Anëtarësimit Shok

Dosje mbi FSFE-në

Brenda dosjeve tona mbi FSFE-në, ka të shkruar ca informacion bazë rreth FSFE-së dhe punës sonë, rreth Software-it të Lirë dhe se si të jepet ndihmesë. Këto dosje mund të përdoren si bazë për material shtesë me më tepër informacion brenda. Në madhësinë A5, normalisht vendosim fletëpalosjet tona politike dhe/ose fletëpalosjet tona mbi Anëtarësimin Shok (shihni zërin pasues). Dosjet në madhësinë A4 mund të jenë të dobishme në kontekste të tjera, për shembull në një konferencë.

Lloj: Dosje Madhësi: A5 (14,8 × 21cm) / A4 (21 × 29,7cm) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht, Gjermanisht Versione të shtypur (për porosi): Anglisht, Gjermanisht Për fat të keq, dosjet FSFE në madhësinë A5 hëpërhë janë mbaruar tani për tani

Fletëpalosje mbi Anëtarësimin Shok

Fletëpalosjet tona mbi Anëtarësimin Shok janë në madhësinë A5, ndaj i nxë fare mirë dosja jonë mbi FSFE-në (shihni zërin përkatës më sipër). Bëhet fjalë për një punë të hijshme grafike, që promovon Anëtarësimin Shok.

Lloj: Fletëpalosje Madhësi: A5 (14,8 × 21cm) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht, Gjermanisht Versione të shtypur (për porosi): Anglisht + Gjermanisht (një gjuhë për faqe)

Ngjitësa Plussy

Ngjitësat klasikë Plussy, simboli i Anëtarësisë Shok të FSFE-së. Sfondi është i tejdukshëm, kështu që ngjitësi integrohet përsosmërisht në çfarëdo sipërfaqe - jo thjesht vetëm në laptopë. Mund të kihet në dy madhësi.

Lloj: Ngjitës Madhësi: 7 x 7cm / 5 x 5cm I gatshëm (për shkarkim) në format: PNG | SVG Versione të shtypur (për porosi): po (pa gjuhë)

Bëhuni Anëtar Shok - Afishe

Afishja "Bëhuni Anëtar Shok" vlen për promovimin e Anëtarësimit Shok, ndaj është mirë të vendoset në një vend të dukshëm, për shembull brenda një salle mbledhjesh apo në një Hackerspace - si dhe mund të përdoret në çfarëdo veprimtarie publike.

Lloj: Afishe (e palosur për dërgim) Madhësi: A1 (59,4 × 84,1cm) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht Versione të shtypur (për porosi): Anglisht Software-i i Lirë dhe liria e përdoruesve

Nuk ka re, thjesht kompjutera të të tjerëve

Një ngjitës për t’i lënë njerëzit të kenë dijeni mbi realitetin në rrjet, që thotë "Nuk ka re, thjesht kompjutera të të tjerëve"

Lloj: Ngjitës Madhësi: 75 x 75 mm / 120 x 120 mm I gatshëm (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht Versione të shtypur (për porosi): Anglisht Licencë: CC0

Software dhe mjete të lira

Ky fletë-volant e krahason përdorimin e Software-it të Lirë me atë të vidave dhe kaçavidave. Kjo analogji është menduar veçanërisht oër publik pa njohuri teknike dhe përgjithësisht është pëlqyer në stendat e FSFE-së.

Lloj: Fletë-volant letre, i palosur Madhësi: 10 x 21 cm (e palosur); 29,7 x 21 cm (=A4, e papalosur) I gatshëm (si shkarkim) në gjuhët: Anglisht (Kapaku, Brenda) Finlandisht (Kapaku, Brenda) Frëngjisht (Kapaku, Brenda) Gjermanisht (Kapaku, Brenda) Italisht (Kapaku, Brenda) Versione të shtypur (për porosi): Frëngjisht, Anglisht, Gjermanisht

Administrim Dixhital Kufizimesh

Kjo fletëpalosje trajton Administrimin Dixhital të Kufizimeve dhe rreziqet e tij. Këtë fletëpalosje e kemi prodhuar tok me Digitale Gesellschaft dhe vjen si një përmbledhje e goditur për këtë temë komplekse.

Lloj: Fletëpalosje letre, e palosur Madhësi: A5 (148 x 21 cm, e palosur); A4 (29,7 x 21 cm, e papalosur) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht Versione të shtypur (për porosi): Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht

Vetëmbrojtje email-i me GnuPG

Pas zbulimeve nga Snowden-i të programeve të NSA-s dhe të tjerave agjenci perëndimore të sigurimit për survejim në masë, ka një interes të madh nga njerëzit për të kërkuar privatësi dhe komunikime të sigurta. Për të ndihmuar njerëzit në komunikimet me email, kemi krijuar një fletëpalosje që shpjegon problemet e sigurisë dhe si të zgjidhen ato përmes përdorimit të GnuPG-së për fshehtëzim email-esh. Veç kësaj, kjo fletëpalosje shpjegon haptas se ç’janë deriçkat dhe pse software-i për masa sigurie lypset të jetë Software i Lirë.

Lloj: Fletëpalosje letre, e palosur Madhësi: 9,9 x 21 cm (e palosur), 39,6 x 21 cm (e papalosur) E gatshme (për shkarkim) në: Anglisht, Spanjisht, Italisht, Frëngjisht, Holandisht, Gjermanisht (me përdorim të "Sie"-së formale, ose "Du"-së informale) Versione të shtypur (për porosi): Gjermanisht, Anglisht

PDFreaders - Afishe

Afishja për fushatën tonë PDFreaders është "e thjeshtë, ndaj, përpara se ta varni diku, ju lutemi, plotësojeni me numrin aktual të organizmave dhe individëve që kanë nënshkruar peticionin tonë. Kjo është një fushatë që ka kohë që zhvillohet. Dhe megjithatë njerëzit e pëlqejnë shumë.

Lloj: Afishe (e palosur për dërgim) Madhësi: A1 (59,4 × 84,1cm) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Fushata "Çlironi Android-in Tuaj"

Fushata "Çlironi Android-in Tuaj" - Fletë-volant

Fletë-volant A7 për promovimin e fushatës tonë "Çlironi Android-in Tuaj" për të cilën ka edhe afishe.

Lloj: Fletë-volant Madhësi: A7 (7,4 × 10,5cm) I gatshëm (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht, Gjermanisht Versione të shtypur (për porosi): Anglisht + Gjermanisht (me dy faqe) Për fat të keq, fletë-volantët ÇAT hëpërhë janë mbaruar

Fletëpalosje F-Droid

Kjo është një fletëpalosje rreth F-Droid-it, një depo aplikacionesh Software i Lirë për Android dhe degëzime të tij, të tillë si Cyanogenmod ose Replicant. Fletëpalosja shpjegon instalimin dhe përdorimin e F-Droid-it - shitore Aplikacionesh të Lira, pa Reklama, Spiunim, Gjurmim apo nevojën për një llogari Google. Veç kësaj, fletëpalosja përmban rekomandime për Aplikacione të Lira, si dhe një shpjegim të përgjithshëm të Software-it të Lirë.

Lloj: Fletëpalosje letre, e palosur Madhësi: 10 x 21 cm (e palosur); 29,7 x 21 cm (=A4, e papalosur) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht (Kapaku, Brenda) Finlandisht (Kapaku, Brenda) Italisht (Kapaku, Brenda) Frëngjisht (Kapaku, Brenda) Gjermanisht (Kapaku, Brenda) Versione të shtypur (për porosi): Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht

Çlironi Android-in Tuaj - Afishe

Afishja për promovimin e "fushatës tonë Çlironi Android-in Tuaj", për të cilën ka edhe fletë-volante. Kjo afishe doli shumë tërheqëse dhe ndjell te stendat tona mjaft njerëz që pyesin për hollësi rreth kësaj fushate. Ju këshillojmë ta përdorni në çfarëdo stende apo veprimtari tjetër publike.

Lloj: Afishe (e palosur për dërgim) Madhësi: A1 (59,4 × 84,1cm) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët Anglisht Versione të shtypur (për porosi)> Anglisht

Fushata "E dua Software-in e Lirë"

E dua Software-in e Lirë - Kartolinë

Kartolina jonë e fushatës E dua Software-in e Lirë. Kartolina ka dy anë: Njëra anë me sloganin "I love Free Software - ... but I love YOU more!", tjetra njësoj si kartolinat e zakonshme me vend për tekst dhe adresën e marrësit..

Lloj: Kartolinë me dy anë Madhësi: Kartolinë e zakonshme (154 x 111mm) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht Versione të shtypur (për porosi) Anglisht

E dua Software-in e Lirë - Fletë

Fleta e fushatës sonë E dua Software-in e Lirë. Fleta ka dy anë: Njëra anë me zemrën E dua Software-in e Lirë, njësoj me atë të afishes (shihni zërin pasues). Ana tjetër tregon datën (Dita e Shën Valentinit) dhe URL-në e fushatës - siç e shihni në figurë.

Lloj: Fletë, me dy anë Madhësi: A7 (7,4 × 10,5cm) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht Versione të shtypur (për porosi) Anglisht

Afishe "E dua Software-in e Lirë"

Afishja e fushatës sonë E dua Software-in e Lirë. Afishja, siç duket edhe në figurë, është shumë tërheqëse me ngjyrat dhe grafikën e saj.

Lloj: Afishe (e palosur për dërgim) Madhësi: A1 (59,4 × 84,1cm) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht Versione të shtypur (për porosi) Anglisht

Fushata "Dita e Lirisë së Dokumenteve"

Nëse po kërkoni për materiale lidhur me DLD-në, ju lutemi, hidhini një sy faqes sonë për porosi materialesh promocionale te documentfreedom.org. Nëse dëshironi të përzieni material tjetër promocional me material promocional të fushatës DLD, mos ngurroni ta porositni këtu.

Dita e Lirisë së Dokumenteve - Fletë-volant

Fletë-volanti për promovimin e fushatës tonë Dita e Lirisë së Dokumenteve. Shfaq datën, faqen hyrëse dhe një mesazh të shkurtër në pesë gjuhë.

Lloj: Fletë-volant Madhësi: A7 (7,4 × 10,5cm) I gatshëm (për shkarkim) në gjuhët: Shumëgjuhëshe (Kapaku, Brenda) Versione të shtypur (për porosi): Po. (Pesë gjuhë në të njëjtën fletëpalosje: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Portugeze, Spanjisht, Turqisht)

Dita e Lirisë së Dokumenteve - Fletëpalosje

Fletëpalosja për promovimin e fushatës sonë Dita e Lirisë së Dokumenteve. Shoqërohet me shpjegime se përse duhen standardet, ç’është një Standard i Hapët dhe se si të angazhoheni për Lirinë e Dokumenteve.

Lloj: Fletëpalosje Madhësi: 10 x 21 cm (e palosur); 29,7 x 21 cm (=A4, e papalosur) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht (Kapaku, Brenda) Finlandisht (Kapaku, Brenda) Spanjisht (Kapaku, Brenda) Katalane (Kapaku, Brenda) Gjermanisht (Kapaku, Brenda) Frëngjisht (Kapaku, Brenda) Japonisht (Kapaku, Brenda) Turqisht (Kapaku, Brenda) Kineze (Kapaku, Brenda) Versione të shtypur (për porosi): Frëngjisht, Gjermanisht, Anglisht, Spanjisht, Turqisht

Nuk i lexojmë dot dokumentet tuaja - ngjitës

Ngjitësat "Nuk i lexojmë dot dokumentet tuaja" pasqyrojnë fushatën tonë Dita e Lirisë së Dokumenteve. Slogani nxjerr në pah problemin e përdorimit të formateve pronësorë për kartelat, i cili përjashton nga leximi i dokumenteve të tyre krejt personat që nuk përdorin të njëjtin software pronësor.

Lloj: Ngjitës Madhësi: 7,5 x 7,5cm I gatshëm (për shkarkim ) në gjuhët: Anglisht Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Dita e Lirisë së Dokumenteve - Afishja "Na jepni një shans"

Kjo është afishja e fushatës Dita e Lirisë së Dokumenteve 2014. Ka dy anë dhe pesë gjuhë. Është gati në A2 dhe A3.

Lloj: Afishe (e palosur për dërgim) Madhësi: A2 (42 × 59,4cm), A3 (29,7 × 42cm) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht Shumëgjuhëshe Versione të shtypur (për porosi): Po. (Pesë gjuhë në të njëjtën fletë: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Portugeze, Spanjisht, Turqisht)

Dita e Lirisë së Dokumenteve - Afishja me Robot

Kjo është afishja e fushatës Dita e Lirisë së Dokumenteve 2013. Është e përshtatshme për çdo kohë dhe afishja mund të përdoret më vete ose mund ta përdorni për të njoftuar një veprimtari DLD.

Lloj: Afishe (e palosur për dërgmi) Madhësi: A2 (42 × 59,4cm) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Dita e Lirisë së Dokumenteve - Afishja me Stephen Fry-in

Kjo është afishja për fushatën Dita e Lirisë së Dokumenteve 2012. Është e përshtashme për çdo kohë dhe afishja përmban një thënie të lezetshme nga Stephen Fry.

Lloj: Afishe Madhësi: A2 (42 × 59,4cm) E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Fushata "Nuk Duan Që Ju ..."

Nuk Duan Që Ju - Ngjitës

Ngjitësa për fushatën tonë "Nuk Duan Që Ju". Fushata prek kufizimet e përditshme që përdoruesi has në botën tonë dixhitale. Ngjitësi është 14,8cm x 14,8cm dhe më e mira është të përdoret në një mjedis ku një ngjitës i tillë kaq i madh tërheq vëmendjen e njerëzve. Ngjitësi është menduar të plotësohet nga ju me çfarëdo kufizimesh për të cilat do të donit që njerëzit të ndërgjegjësoheshin.

Lloj: Ngjitës Madhësi: 14,8 x 14,8cm Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Nuk Duan Që Ju - ngjitës shumëgjuhësh

Ky është ngjitësi shumëgjuhësh që mund ta përdorni për të vënë në dijeni njerëzit mbi një produkt ose një gjë që "Nuk përmban Lirinë". Për më tepër të dhëna, shihni faqen e fushatës.

Lloj: Ngjitës Madhësi: 7,4 x 7,4cm Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Nuk Duan Që Ju - ngjitës

Një ngjitës tjetër, më i volitshëm, për fushatën e ardhshme "Nuk Duan Që Ju". I shkon më për shtat një laptopi ose gjetiu.

Lloj: Ngjitës Madhësi: 7,4 x 7,4cm Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Nuk Duan Që Ju - ngjitës i vockël

Ky ngjitës ka formën e stemës WindowsXP, që aq shumë vetë janë mësuar ta shohin në laptop.

Lloj: Ngjitës Madhësi: 1,8 x 1,8cm Versione të shtypur (për porosi): Anglisht Unfortunately, these stickers are out of stock at the moment

Fushata dhe promocione të ardhshme

Hidhini një sy, herë pas here, kësaj faqeje për materiale të reja promocionale - do të vazhdojmë ta përditësojmë. Nëse dëshironi të ndihmoni me dizajn të ri ose në përmirësimin e të tanishmit, bashkojuni ekipit grafik. Ose, nëse dëshironi të përktheni faqe ose materiale, bashkojuni ekipit të përkthyesve.


Category/Advocacy Category/Activities

Activities/Promotion/spreadtheword_sq (last edited 2017-04-01 13:36:26 by sabet)